Komuna e Tetovës: Zero tolerancë për ndotësit e ambientit jetësor

Fundjavën që lamë pas deri te Inspektorati komunal i komunës së Tetovës, kishte denoncime të shumta nga qytetarë të brengosur për djegje të pautorizuar dhe ndotje të ajrit ambiental në hyrje të qytetit në rrugën Shkup-Tetovë.
Inspektorati për ambient jetësor pranë komunës së Tetovës më datë 29.05.2015 në ora 18
:00 doli në vendngjarje dhe ka konstatuar shkelje ligjore – djegie të mbeturinave, dhe në bazë të nenit 139 të ligjit për menaxhim me mbeturina në lidhje me nenin 24a të po të njëjtit ligj. Kjo shkelje është bërë nga subjektiPofix – Tetovë, dhe për të njëjtiin është shqiptuar gjobë materiale në vlerë prej 2000 euro për subjektin juridik si 400 euro për personin përgjegjës të kompanisë nl fjalë. Në qoftë se në afat 8 ditës kryerësi i veprës kundërvajtëse nuk e paguan të njëjtën, kundër tij do të inicohet procedurë adekuate gjyqësore për kundërvajtje.

Gjithashtu më datë 31.05.2015 në ora 18:30, Inspektorati komunal, ka evidentuar kundërvajtje – djegje të mbetjeve të automjeteve në hapësira publike. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur të pranishëm dhe poër momentin është inicuar procedurë adekuate kundër kryerësit të panjohur. Për këtë rast komuna e Tetovës do të kërkojë nga organi kompetent, Ministria e Punëve të Brendshme – Njësia Tetovë, që të gjejnë kryerësin e veprës kundërvajtëse, me qëllim që i njëjti të përgjigjet dhe dënohet konfrom dispozitave ligjore në fuqi.

Deri në këtë moment përmes linjës telefonike për denoncim të ndotjes dhe web modulit e-report, janë paraqitzur gjithsejt 132 raste, dhe të njëjtat janë proceduar dhe në raste ku është vërtetuar shkelje, kryerësit e veprave janë sanksionuar.

Komuna e Tetovës edhe njëherë bën thirrje dhe inkurajon qytetarët që të tregojnë përgjegjësi të lartë shoqërore dhe qytetare duke paraqitur rastet e kundërvajtjes që kanë të bëjnë me ndotjen e ambientit jetësor, kurse ndaj personave fizik apo juridik që veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe ndotin ambientin jetësor do të ketë zero tolerancë dhe të njëjtët do të gjobohen maksimalisht në pajtim me predispozitat ligjore në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button