Përurohet monografia etnografike “Veshja autoktone e meshkujve të Rekës së Epërme”

Në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit të shtunë në mbrëmje është bërë promovimi i vëllimit të dytë të monografisë etnografike “Veshja autoktone e meshkujve të Rekës së Epërme” të autores Edibe Selimi – Osmani.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili në fjalimin e tij para të pranishmëve vlerësoi lartë kontributin e zonjës Selimi në kultivimin dhe rruajtjen e trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar në Luginën e Rekës së Epërme, në këtë rast kujdesin e treguar mbi trashëgiminë kulturore të këtij regjioni shumë të rëndësishëm në gjeografinë e kombit shqiptar.

“Zonja Edibe Selimi – Osmani ka bërë një punë shumë të mirë në publikimin e kësaj monografie e cila pasqyron një pjesë shumë të rëndësishme të kulturës shpirtërore të popullit shqiptar të Rekës së Epërme. E përgëzoj autoren për këtë punë aq fisnike që ka bë dhe uroj nga zemra që të vazhdon edhe në të ardhmen të merret me studime etnografike të anës së Rekës”, tha mes të tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Komuna e Gostivarit ishte një nga institucionet që mbështeten financiarisht botimin e librit. Bejta tha se institucioni që drejton në çdo moment është i gatshëm të mbështet dhe financon iniciativa të tilla që shkojnë në llogari të promovimit, ruajtjes dhe kultivimit të vlerave shpirtërore dhe kulturore të kombi shqiptar.
Autorja e librit, Edibe Selimi – Osmani pasi shprehu mirënjohje për drejtuesit e Komunës së Gostivarit dhe institucioneve të tjera për mbështetjen e dhënë në botimit e librit, falënderoi edhe bashkëpunëtorët që kontribuan në sigurimin e fotografive dhe materialeve të tjera rreth përmbajtjes së monografisë.

Fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Shoqatës “Reka e Epërme” profesor Xhelil Rufati i cili shfrytëzoi nga rasti të shpreh mirënjohje për drejtuesit e Komunës së Gostivarit për mbështetjen e dhënë në realizimit e këtij botimi si aktivitet i parë i kësaj shoqata pas themelimit në Maj të këtij viti.

I ftuar special nga ana e organizatorëve ishte edhe Branko Manajlovski, i cili në fjalimin e tij përshëndetës emocionoi të pranishmit duke dëshmuar se veshjet për të cilat flet autorja në libër janë autoktone shqiptare dhe se pikërisht një ekzemplar të këtyre veshjeve i kishte pasur edhe ai.

Fjalë rasti mbajtën edhe Rudina Lazaraj, akademik Mark Tirta dhe etnologja Hyrjeta Ziberi. Libri është përkthyer edhe në gjuhën anglezen nga profesor Fadil Bajra.

Lajme të ngjashme

Back to top button