Kryeministri Gruevski i prezantoi klimën e biznesit në Çikago

Forumi i biznesit u mbajt me mbështetje të kompanisë amerikane “Denston” dhe në të morën pjesë rreth tridhjetë përfaqësues të kompanive amerikane nga sfera e industrisë automobilistike, mjekësisë, energjetikës, infrastrukturës dhe biznesit me patundshmëri. Kryeministri Gruevski në fjalimin e tij para biznesmenëve amerikanë u përqendrua në favoret  për investime të cilat i mundëson vendi ynë.

Në forumin e biznesit mbajti fjalim edhe biznesmeni i njohur amerikan me origjinë maqedonase Majk Zafirovski i cili është anëtar i bashkësisë amerikane të biznesit dhe kryetar i bordeve të drejtorëve të shumë kompanive amerikane. Ai i ka nxitur liderët e bizneseve nga Çikago ta fusin Maqedoninë në mendime dhe analiza për zgjerim të bizneseve në Evropë, duke dhënë garanci të fuqishme rreth kushteve për udhëheqje të biznesit në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski u përqendrua në fushat konkrete të interesit në ekonominë në të cilat biznesmenët amerikanë mund të investojnë. Ai e theksoi përparimin e Republikës së Maqedonisë edhe në listat ndërkombëtare të cilat e vlerësojnë klimën e biznesit në vende.

Ministri për tërheqje të investimeve të huaja Vele Samak i theksoi efektet pozitive të mundësive për angazhim të punëtorëve të edukuar të cilët kontribuojnë në prodhimin dhe rentabilitetin e  investitorëve.

Drejtori i agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit Visar Fida i theksoi mundësitë të cilat ofrohen në zonat e zhvilluara teknologjike-industriale dhe orient

Lajme të ngjashme

Back to top button