Arrestohet një person pasi ka sulmuar një polic në detyrë

Një banorë i fshatit Luboten të Shkupit, ka sulmuar një polic në detyrë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 9:15 në autostradën Veles-Tetovë.

Nga policia bëjnë të ditur se,  patrulla policore, ka ndaluar makinë “Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.D., ndërsa më pas i njëjti ka nënçmuar policët duke tentuar që nga ata të merr aktet zyrtare.

Madje, në një moment, ai ka shtyrë derën në drejtim të policit dhe ka shkelur këmbën e tij.

Polici ka tentuar ta qetësoj atë, mirëpo përsëri ka hasur në rezistencë, kësaj radhe F.D. ka grisur këmishën e policit.

Pas këtij veprimi ai është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Çair.

Lajme të ngjashme

Back to top button