Recension: Pse “i daluri” nga Murtinoja, i dyshuari Z.Z. filloi të fshehet nga hetimi për rastin Puç?

Se nuk ka fund në trendin rënës të kulturës elementare në një pjesë të mediave të vendit dëshmohet edhe me këtë material. Nëpërmjet një fjalori të rrugës, të pashembullt as për muhabet para “koperativës”, plasohet një informatë për një ngjarje serioze. Është e paqartë se cili ka qenë shkaku për qasjen e tillë. Ndoshta vetëm të nënçmohet lideri i opozitës.

aaaaaaLinku deri te artikulli origjinal: Pse “i daluri” nga Murtinoja, i dyshuari Z.Z. filloi të fshehet nga hetimi për rastin Puç?

Data dhe koha e publikimit: 27.05.2015

Data e recensionit: 29.05.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Përshtypja që fitohet pas leximit të këtij teksti është se qëllimi primar ka qenë të ofendohet kryetari i LSDM-së, e jo të informohet opinioni në mënyrë korrekte dhe profesionale për ngjarjen në të cilën i është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Domethënë, në vend që brenda dhjetë rreshtave të plasohet lajmi i thjehstë se Z.Z. nuk është paraqitur në prokurori që të japë deklaratë për rastin “Puç”, kemi një tekst të shkurtër me fjalor të pahijshëm, i cili, gjithsesi, në një shtet normal, as që do të publikohej në ndonjë medie, e jo më të paraqesë artikull legjitim gazetaresk. Në rregull, lideri i opozitës nuk është paraqitur para prokurorit. Mirëpo, veprimi i tij i tillë, për të cilin në material nuk ka përgjigje pse është ndërmarrë, a meriton një kanonadë diskualifikimesh dhe nënçmimesh personale? Аbsolutisht jo. Me asgjë nuk mund të arsyetohen formulimet: “Pse “i daluri” nga Murtinoja, i dyshuari Z.Z. filloi të fshehet nga hetimi për rastin Puç?“. Ju lutem kolegë, të ruajmë një nivel të komunikimit në media. Nëse asgjë tjetër, për këtë na obligon Kodi i gazetarëve:

Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës. Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit – neni 15

Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesaspet me individë… – neni 16.

Konstruksioni i titullit jo vetëm që është i papranueshëm nga këndvështrimi “stitlistik”, nëse fare mund të flitet për stil në këtë rast, por edhe nga aspekti esencial – lexuesve u plasohet një pyetje, e jo përgjigje. Pse? Sepse kemi zero аngazhim në artikull, i cili vetëm është marrë dhe “plotësuar” me fraza të ulëta, të cilat, me sa duket, i inicoi një person i njohur, poashtu, me fjalorin e tij të pashembullt, dhe me dashurinë e pafshehur ndaj garniturës në pushtet.

Për fund, vetëm do të thoja se bëhet fjalë për një artikull pështyrës të cilin nuk do ta rekomandoja as për еntrée të menysë së mëhallës për debat politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button