Një i vdekur, dy rëndë të lënduar në një aksident trafiku

Një person e ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar më rëndë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në orën 21:40 minuta në rrugën A1 Gradsko­-Prilep në udhëkryqin drejt fshatit Sirkovë, më saktësisht te pompa e benzinës “Cërna Reka Petrol”, kur një automobil i tipiut “BMV” me targa të Kavadarit u përplas në rrethojë të betonit.

“Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferi i automobilit dhe dy bashkudhëtar nga fshati Sirkovë të moshës nga 17 dhe 21 vjet. Tre personat e lënduar janë dërguar në Qendrën klinike emergjente Shkup, ku shoferi Bllagoja D. (22) nga fshati Sirkovë iu nënshtrua lëndimeve”, deklaroi Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik nga Prokuroria publike Kavadar dhe ekipi mbikëqyrës nga stacioni policor Kavadar.

Lajme të ngjashme

Back to top button