Zgjedhjet në Korenë e Veriut, Partia e Punës fiton 100 % të votave

Autoritetet e Koresë së Veriut, nëpërmjet agjencisë KNCA njoftuan se votuan të gjithë zgjedhësit e vendit, pos atyre që janë jashtë vendit. Ndërsa, për të sëmurët votimi u mundësua në shtëpi.

Të gjithë votuesit e Koresë së Veriut mbështetën, në çdo vendvotim, natyrisht, një kandidat! Ndërsa, ky kandidat ishte i caktuar nga partia. Askush tjetër, në 687 qarqe, nuk mund ta ketë këtë të drejtë. Kështu, zgjidhja ishte: po ose jo, pa asnjë alternativë! E, dëgjueshmëria ishte e madhe: me po.

Më 2009, në vota kanë dalë 99.98 koreanoveriorë, që kanë dhënë 100 për qind mbështetje për kandidatët e emëruar nga shefi i shtetit, transmeton Telegrafi.

Këtë herë, fjala është për zgjedhjet e para parlamentare qëkur në pushtet erdhi Kim Jong-Un, pas vdekjes së babait të ti Kim Jong-Il, më 2011.

Si gjyshi e si baba, Kim u kandidua në qarkun 111, Mount Paekt, në veri të vendit pranë kufirit me Kinën. Ky rajon cilësohet si themeli i Koresë së Veriut, ku Kim Il-Sung kishte organizuar kampin gueril gjatë pushtimit japonez më 1942.

Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet në Korenë e Veriut, ndërsa Parlamenti mblidhet një ose dy herë në vit për të votuar buxhetin ose për të miratuar vendimet e Partisë së Punës.

Po ashtu, zgjedhjet shfrytëzohen për të verifikuar banorët, sepse kontrollohen shtëpitë për të ditur a mungon dikush a jo!?

Lajme të ngjashme

Back to top button