Fëmija sot në Botë ?

Fëmijët sot më shumë së kurrë nuk i gëzojnë të drejtat e tyre. Sot në shumë vende në botë shikojmë më shumë se kurrë trupa të përgjakur, të vrarë, të vdekur të fëmijëve. A nuk është koha që të gjithë fëmijët t’i gëzojnë të drejtën, të lozin, të rriten në familje të lumtura.

Sot bota perëndimore është në paqe, por paqe ka vetëm aty ku ka forcë dhe ku sundojnë fuqitë e mëdha. Në pjesët e Ballkanit fëmijët janë lodra për shitje, dorë- shtrirë për lëmosh, të tjerët i keqpërdorin për përfitime ekonomike dhe fare nuk shqetësohen për këtë gjë në disa raste as prindërit, dhe më pakë se pakë shteti i atij vendi.

Shumë fëmijë janë edhe mbajtës të fëmijëve të tyre, shumë fëmijë janë të detyruar të ndërpresin mësimet, të largohen nga shkolla, të mungojnë dhe të fshihet emri në ditarin e shkollës për arsye të prindërve përtacë dhe prindërve të pa-dinjitetshëm, prindërve injorant. Kjo është e ndaluar dhe e rregulluar më ligj, është detyrim që fëmijët të ndjekin mësimet, por kur shteti dështon, prindërit e këqij ndodh kjo.

Kur shikojmë fotografin e të gjithë botës më sytë tonë të dritës, në Lindjen e Mesme, atje është një tmerr i vërtet, në çdo pamje ka trishtim, atje shikon fëmijë të përgjakur, të vrarë dhe fëmijë që tek koka e fëmijës i qajnë për vdekjen e tyre. Sa fëmijë atje janë copëtuar gjymtyrët trupit të tyre nga tanket e të pa-drejtëve, na tanket e tiraneve që po shtypin popullin të pa-liri, popullin në ekzistencën e tij po e vrasin.

Sa shumë kam dëgjuar njerëz të pa-fytyrë që thonë ‘’ atë racë duhet shkatërruar, vetëm se janë të zi, atë racë duhet vrarë dhe eliminuar vetëm se kanë këtë religjion{ fe – besojnë në Zot’’, a nuk e dini që jeta ka filluar më krijimin e njeriut të parë më fe.

Ju lutem prindër të dashur të kohës moderne, është koha më shumë se kurrë të edukojmë brezat e ri mirë dhe më edukatë të lartë. Është koha që në të gjithë botën të mendojmë për të ardhmen njerëzore për të gjithë njerëzit mbi këtë botë, qofshin ata të bardhë a po të zi, të verdhë a po të kuqë, mbi të gjitha janë krijesa njerëzore.

Është koha që të ruajmë dhe të qytetërojmë të gjithë fëmijët mbi këtë botë, pavarësisht se cilës fe a po besim i takojnë, kështu si do të rrisim fëmijët, edukojmë fëmijët, kështu edhe pushtetet dhe qeverisjet do të jenë mbi këtë botë, në këtë botë.

Ndoshta edhe ne nuk ishim më të mirë, por kishim nder dhe respekt, prindërit tanë na mësuan se si duhet respektuar, si duhet nderuar të gjithë njerëzit po sa të takojmë në rrugë, në lokale, në udhëtime, në çdo vend kudo që shkojmë, kudo që lëvizim, prindërit na kanë mësuar të jemi të disiplinuar, të moralshëm, dhe të kemi karakter dhe të dëshmojmë dhe të jemi pasqyrë e kombit të atij populli që i takojmë.

Sa fëmijë në botë nuk vdesin nga plumbat, nga të shtënat, nga të shtënat e tankeve, por vdesin nga uria, vdesin për një copë Bukë. Ndërsa fëmijët tanë këtu në Evropë lozin më lodra të mija – llojeve, i shijojnë dhe kam mundësi të flasin për ëndrrat e tyre, flasin për të ardhmen e tyre sa çka do të bëhen kurrë të rriten. Ndërsa në ato vend ku mungon edhe buka, atje të gjitha këto ëndrra janë të pa-imagjinuar, jo që janë ata fëmijë të pa-ditur, por i ka pushtuar ëndrra dhe jeta duke kërkuar një copë bukë për të jetuar, një copë bukë për të qëndruar i gjallë.

Por disa nga mesi jonë, nga mesi jonë në të gjithë botën po i sundon djalli, po i udhëheq djalli dhe po i dirigjon djalli që të jemi të pa-drejtë, pushtues e më e keqja prej të gjithë kësaj të jen gjak-pirës të vrasim fëmijë të porsalindur, fëmijë pakë më të rritur, fëmijë që ndjekin mësimet në shkollë, këto hije të zeza më fytyrë të njeriut, më shpirt të krimineleve nuk meritojnë të jenë udhëheqës në botë, sepse janë vrasës dhe gjak- pirës të fëmijëve, këta meritojnë dënimin nga populli i tyre, nga populli i të gjithë kësaj Gjithësie.

Edhe pse qysh kohë më parë është dashur të ndërrojnë politikat për të mbrojtur ardhmërinë, për të mbrojtur të drejtën në radhë të parë për të jetuar fëmijët, për të pasur bukë për jetë, për të pasur të drejtë në mësime, për të pas të drejtë të ëndërrojnë për ëndrrat e tyre, duhet bërë politika dhe të ndërhyhet për të ndaluar keq-përdorimet që janë duke u bërë më fëmijët, për të ndaluar vrasjet dhe abuzimet që po ju behën fëmijëve në të gjithë botën.

Është koha që secili njeri të filloj nga vet- vetja, çdo shtet nga vendi në vendin e vet të mbroj të drejtat e fëmijëve dhe të ruaj, edukoj fëmijët e popullit të vet.

Solidariteti dhe projektet dhe ligjet në institucionet më të larta në botë të nxirrnin ligje të fuqish, të projektuar dhe të ashpra për të gjitha ato vende, për të gjithë ata tiran që vrasin fëmijë, që derdhin gjak të fëmijëve të dënohen dhe shteti i tyre të sanksionohet dhe nëse është nevoja edhe të intervenohet më forcë ushtarake për të ndaluar gjakun që po derdhet i fëmijëve në mënyrën më pa- njerëzore.

Kjo arrihet vetëm duke filluar nga shteti që jemi, duke u bashkuar më shtetet e gjithë botës dhe duke u bërë bashkë, duke u fuqizuar për të luftuar për ndalimin e vrasjeve dhe vdekjeve të fëmijëve. Kjo arrihet duke bashkë-punuar, duke rritur edukatën dhe duke njohur rrethana në ato shtete që po ndodh krime tek liderët në botë, kur kjo të ngritët në instancat më të larta, atëherë duhet reaguar për të mbrojtur fëmijët në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button