Toure luan “ftoht – nxeht” me Interin

Yaya Toure ka ndërruar mendjen për 180 shkallë. Ai ke vendosur të mbetet në Manchester City, të paktën edhe sezonin e ardhshëm, edhe pse kishte paralajmëruar se gjatë kësaj vere do të gjej ekip të ri.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është përfolur se do të transferohet te Interi, derisa ka pasur biseda me trajnerin Roberto Mancini dhe zëvendës presidentin, Javier Zanetti. Por, tani gjithçka ka ndërruar.

“Unë patjetër do të qëndrojë. Tifozët nuk duhet të jenë të shqetësuar,” tha Toure për Manchester Evening News.

“Objektivi im këtë vit është që të përpiqem të bëjë gjithçka të mundshme që ta përmirësojmë ekipin. Me lojtarët që do të vijnë në javët e ardhshme besoj se City do të jetë ekip i fortë sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Toure.

Lajme të ngjashme

Back to top button