Ja pse politika pro-ruse në Ballkan është e rrezikshme!

Politika pro-ruse në Ballkan, influenca e Rusisë me politikat e saj nuk i shërbejnë një rajoni të paqtë dhe aq më tepër, për Ballkanin sot, politika pro-ruse është regres.
 
Kjo, jo sepse politika ruse nuk iu pëlqen shqiptarëve apo se kështu ka qenë tradicionalisht, sidomos në kohët që i jetojmë, por se ka disa arsye të vërteta për këtë.
 
Dhe, për më tepër, politika pro-ruse në disa shtete të Ballkanit, do të binte në kurriz të shqiptarëve.
 
Në rast se marrim në konsideratë shtete të tilla si Maqedonia apo Serbia, të cilat kanë në brenda shtetit shqiptarë, influenca e mundshme ruse në këto shtete përbën rrezik më së shumti për shqiptarët.
 
1.     Influenca e politikave ruse mbi Serbinë do ta bënin shtetin serb më pak të aftë të largohet nga fantazma e mitit mbi Kosovën
 
Presidenti rus, Vladimir Putin ka theksuar së fundmi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se shteti rus do të bëjë gjithçka që është e mundur që Serbia të mos akuzohet nga Kosova për genocid, si kundërpërgjigje ndaj asaj ç’ka tha Hashim Thaçi në OKB.
Nëse prapa Serbisë qëndron Rusia, shteti rus kurdoherë do të tentonte ta mbante me forcë Kosovën dhe se e sigurt është që klasa politike serbe do ta kishte shumë të vështirë të shkëputej nga miti serb mbi Kosovën.
 
2.   Influenca e politikave ruse mbi Maqedoninë, do ta largonin këtë shtet nga BE-ja dhe NATO-ja, ç’ka largon shqiptarët nga integrimi euro-atlantik
 
Në rast se Gruevski zbaton politika pro-ruse, kjo do të thotë të dalësh nga shinat e integrimeve euro-atlantike dhe të orientohesh për nga politikat e lindjes.
 
Nëse Gruevski e bën këtë, vetëm për atë se nuk pranon një emër tjetër kushtetues për Maqedoninë, do të ishte fatalitet për shqiptarët.
 
Largimi i Maqedonisë nga rruga euro-atlantike nuk iu konvenon aspak shqiptarëve, të cilët janë drejtuar më së shumti mbi vlerat euro-atlantike.
 
Kjo do të bënte që shqiptarët e Maqedonisë, ndryshe nga shqiptarët e shtetit amë, pra Shqipërisë, të mos jenë në një drejtim, integrimin euro-atlantik, por në drejtime krejt të ndryshme, gjithnjë nëse Maqedonia nuk ndodh që të shpërbëhet ndonjëherë.
 
Tjetër fakt është se politikat pro-ruse nuk janë në përputhje me vlerat e vërteta të demokracisë, aq më tepër nëse Rusia tenton të bëjë në Ballkan atë ç’ka po bën në Ukrainë.
 
Çdo lloj tentative e tillë, për të destabilizuar Ballkanin, do të ishte kundër çdo lloj parimi demokratik që duhej të ishte në këtë gadishull.
 
Tjetër fakt është se duke parë se ç’politika po ndjek Putini, të cilat janë shumë larg vlerave njerëzore, por se mendohet për “Rusinë e Re”, mund të thuhet se nëse kopjohen pikë për pikë politikat e presidentit rus, do të ishin në mos fatale për Ballkanin.
 
Në rast se Ballkani nuk sheh në një drejtim, atë të përqafimit të vlerave dhe principeve që janë në thelb njerëzore dhe që më së shumti gjenden tek paketa e politikave të BE-së, problemet në këtë rajon do të jenë kurdoherë të pranishme.
 
Me krejt ç’ka ndodhur sidomos kohët e fundit, ngjan se politikat pro-ruse të ndonjë shteti ballkanik, janë ata që kanë vulosur destabilitet, rikthim në politika të ashpra dhe të pushteteve deri dhe gjakatare.
 
Njerëzimi nuk po ecën sot mbi këto vlera të së shkuarës, por po ecën drejt atyre vlerave që i japin fuqi individit përballë forcës së pushtetit.
 
Andaj, në ka politika që përbëjnë rrezik për rajonin, janë pikërisht ata pro-ruse.

Lajme të ngjashme

Back to top button