Lazio në fund siguroi Ligën e Kampioneve

Skuadra e dy futbollistëve kosovarë, Lorik Cana e Etrit Berisha, Lazio, ka arritur një sukses të madh.

Lazio është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për stinorin e ri, pas fitores së rëndësishme në udhëtim kundër Napolit.

Skuadra kryeqytetase italiane triumfoi 4:2 në udhëtim kundër napolitanëve për ta siguruar pozitën e tretë në renditje.

Parolo, Candreva, Onazi dhe Klose shënuan për këtë fitore të Lazios, teksa për vendasit dy gola shënoi Gonzalo Higuain. Etrit Berisha dhe Cana ishin rezervist në këtë sfidë.

Në sfidat tjera, Interi mezi fitoi 4:3 kundër Empolit, teksa Roma u mposht 2:1 nga Palermo në Olimpico.

Lajme të ngjashme

Back to top button