ISIS kontrollon 80 përqind të naftës siriane

Organizata terroriste ISIL kontrollon rreth 80 përqind të naftës dhe gazit në Siri, ndërsa forcat e regjimit të Bashar al-Asadit vetëm tetë përqind, sipas të dhënave të qeverisë së përkohshme siriane, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupet kurde të Sirisë kontrollojnë rreth 12 përqind të fushave të naftës dhe gazit, kryesisht në pjesën veriore të vendit.

ISIL kohët e fundit ka arritur të marr kontrollin mbi një numër fushash në pjesën qendrore të vendit, si dhe mbi shumicën e puseve në Deir Ez-zor në lindje të vendit.

Harta e fushave të naftës dhe shenjat e grupeve të cilat mbajnë kontrolle mbi ta, është publikuar nga zyra e informacionit gjeografik në Ministrinë e Transportit dhe Industrisë, ndërsa kjo është bërë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Energjetikës dhe Naftës.

Lajme të ngjashme

Back to top button