Bukuria e të plakurit bashkë

Kur e gjeni njeriun e jetës tuaj, e përfytyroni tërë jetën bashkë. Dëshironi që të jeni pranë njëri tjetrit gjithmonë, deri në plakje, derisa vdekja të ju ndajë. Rinia e ka ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e saj, por edhe të plakeni bashkë ka bukuritë e veta. Ta keni partnerin pranë në momente të bukura e të hidhura, t’i përjetoni sukseset dhe dështimet e njëri tjetrit bashkë, janë gjëra që duhet të provohen në jetë.

Më poshtë i gjeni të listuara disa nga të mirat e të plakurit.

Të shikoni transformimin në sytë tuaj

Ju jeni njohur të rinj dhe më të papjekur se që jeni sot. Që nga dita e parë që jeni takuar dhe deri në momentet e plakjes ju keni kaluar shumë gjëra bashkë dhe keni parë çdo rrudhë tek formohet në fytyrën e partnerit. Kur u njohët kishit të dy dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm, kurse tani i kaloni mëngjeset duket u përpëlitur ta përtypni ushqimin. Ky është një goxha transformim.

Të jeni gjyshër

Nëse keni fëmijë ju keni provuar një ndjenjë të mrekullueshme. Por kur të bëheni gjyshër, ajo do ndjenjë do ta përshkallëzojë lumturinë. Fëmijët i duan shumë gjyshërit, sepse ata i llastojnë dhe ua bëjnë qefin. Nuk do të ketë ndjenjë më të bukur sesa kur nga goja e tyre e ëmbël, del fjala gjysh dhe gjyshe.

Nuk brengoseni më

Kur të plakeni, do të kalojë koha kur brengoseni për gjithçka. Tanimë do të jeni të qetë nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe do të kaloni kohë të mira të pleqërisë.

Nuk do të merreni me rrjetet sociale

Kur të plakeni do të hiqni dorë edhe nga rrjetet sociale. Madje edhe nga mania për të ditur se me kë flet bashkëshorti apo bashkëshortja juaj në facebook. As ai më nuk do të brengoset se çfarë fotografie e postoi gruaja e tij në instagram apo se kush i bëri like burrit të saj. Do të jenë të shkuara të harruara.

Dini gjithçka për gjysmën tuaj

Çfarë ka pasur për tu zbuluar për njëri tjetrin, tashmë e keni bërë. Do të jetë shumë bukur që gjatë jetës suaj, keni arritur ta njihni një njeri plotësisht. Kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i ndalni surprizat për njëri tjetrin, por vetëm do të ndiheni rehat me praninë e gjysmës tuaj krah jush.

I këshilloni më të rinjtë

Pasi keni kaluar tërë ato vite bashkë, ju do të ndiheni kompetentë që të jepni këshilla rreth lidhjeve dhe dashurisë. Kur jeni 25 vjeç dhe jepni këshilla rreth dashurisë, lidhjes apo martesës, askush nuk ua merr seriozisht. Por të jeni 60 vjeç dhe të tregoni diçka rreth kësaj pune, ju po që do t’i bëni të tjerët të ju dëgjojnë. Do të jeni bërë pak a shumë si doktorë të dashurisë.

Do t’i testoni njëri tjetrit shikimin dhe dëgjimin

Dikur bënit garë vrapimi që të testoni se cili prej jush është më i shpejtë, por në pleqëri do t’i testoni njëri tjetrit shikimin dhe dëgjimin. Do të filloni që të mos e dëgjoni njëri tjetrin kur flisni dhe as të tjerët. Kjo shpesh do të shkaktojë situata qesharake mes jush, por gjithsesi ende mbetet diçka e bukur për tu provuar. Më në fund kur ta kuptoni se asnjëri prej jush nuk po dëgjoni dhe as nuk po shikoni mirë, mund ta përqafoni njëri tjetrin.

E keni vetëm njëri tjetrin

Fëmijët tuaj do të jenë rritur dhe do të vazhdojnë me jetën e tyre, shkollën, martesën dhe ndoshta do të jetojnë larg jush. E bukura e kësaj është se ju keni investuar aq shumë në lidhjen tuaj, ia arritët të jeni bashkë deri në atë moshë dhe ai/ajo përfundimisht është njeriu juaj. Do t’i kaloni ditët, netët dhe do të udhëtoni së bashku, vetëm ju të dy.

Nuk do të ju bëjnë përshtypje grindjet

Kur të plakeni bashkë, ju do të grindeni dhe më thjeshtë nuk do të ketë rëndësi. Ju kishit një jetë të tërë bashkë duke menaxhuar edhe konfliktet dhe krizat. Tanimë gjithçka ka përfunduar. Edhe po u grindët ai dhe ajo nuk ka ku shkon. Ju u plakët bashkë, shkruan Cosmopolitan, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button