Bukuroshja e FSHF-së që nuk ngatërron punën me jetën personale (Foto)

Jona Dervishi është femra e parë e angazhuar si zëdhënëse dhe drejtore në Marrëdhëniet me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ajo menaxhon dhe koordinon qindra meshkuj, që nga punonjësit e institucionit, futbollistët e deri te gazetarët sportivë.

jona1a

Nuk përjashtohen rastet kur 27-vjeçaren e ngacmojnë apo përpiqen të flirtojnë me të. Me tipare mjaft joshëse dhe linja seksi, ajo duket se ka ‘trullosur’ çunat e futbollit, por edhe gazetarët sportivë.

Në një intervistë për Panorama, Jona nuk e ka mohuar se ata i bëjnë komplimente apo tentojnë që të flirtojnë me të.

jona1

“Nuk e mohoj, ndihem e privilegjuar, por me të drejta të barabarta sa i përket punës. Bëjmë shaka, më kuptojnë, i kuptoj, ndërsa te puna bëhem shumë serioze dhe kjo menjëherë kuptohet nga mënyra se si komunikoj”, ka thënë ajo.

jonalorik

E pyetur nëse është e detyruar që të kufizohet në veshje, për shkak të pranisë shumë të meshkujve në punë, ajo është shprehur: “FSHF është një institucion serioz, sado sportiv, gjithsesi ekziston një kod veshjeje dhe mua më pëlqen ta respektoj. Por, nëse ky kod nuk do të ekzistonte, unë sërish do i përmbahesha veshjes serioze, edhe sepse është në shijet e mia”.

jona3

“Falënderoj Gazetën Panorama e cila ka botuar sot një interviste timen, duke më dedikuar edhe faqen e pare! Ndërkohë, dua të sqaroj se titulli që përfaqëson intervistën time nuk është ajo çka kam thënë unë realisht. Unë si profesioniste e re në këtë detyrë dhe futbollistët si profesionistë të vërtetë, brenda dhe jashtë fushe, besoj se dimë ta bëjmë dallimin midis detyrës dhe jetës personale. Unë nga ana ime kurrë nuk do t’ia lejoja vetes t’i ngatërroja këto të dyja. Me respektin më të madh ndaj punës dhe bashkëpunëtoreve, si eprorë apo vartës, preferoj miqësinë e mirë dhe respektin reciprok në shërbim të punës”, shkruan në një postim të sajin në Facebook. /Telegrafi/

jonafutboll

jona4 jona5 jona6

Lajme të ngjashme

Back to top button