fbpx

Ja si e diskriminuan një myslimane në aeroplan! (Foto)

I tërë ky skandal nisi vetëm pse Taher Ahmad kërkoi kanaçe të pahapur e të Coca-Colas dietale!

Udhëtarja Taher Ahmad, një myslimane e cila të premten ka udhëtuar me kompaninë ajrore United Airlines, në Facebook bëri një postim ku tregoi se si u ballafaqua me diskriminim dhe abuzim verbal të personelit dhe pasagjerëve.

Gjithçka filloi kur ajo kërkoi kanaçe të Coca-Colas dietale. Stjuardesa e solli të hapur, por ajo sërish e kërkoi të mbyllur për shkaqe higjienike. Stjuardesa refuzoi t’ia japë, por një birrë të pahapur ia sjelli disa minuta më vonë një tjetri, transmeton Telegrafi.
Kur ajo e pyeti stjuardesën se pse atij ia përmbushi kërkesën e jo asaj, ajo tha se politika e kompanisë së saj është që të mos shërbejë kanaçe të mbyllura se udhëtarët mund t’i përdorin si armë.

“I thashë se po më diskriminon sepse tjetrit ia solli. Menjëherë e shikoi kanaçen e tij, e ka marrë, e hapi shpejtë dhe tha se ‘si kështu ndodh që të mos përdoret si armë’”!

Më e keqja ndodhi pastaj, kur ajo pyeti të tjerët nëse është diskriminuar dhe njëri i tha: “Ju myslimanët duhet ta mbyllni gojën… sepse ju do ta përdorni si armë”! /Telegrafi/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button