Sekretari Kerry, aksident me biçikletë në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka thyer këmbën në një aksident me biçikletë në Zvicër, duke u detyruar të pezullojë turin e tij diplomatik në katër vende.

Sekretari Kerry u shtrua sot në një spital të Gjenevës. Departamenti i Shtetit thotë se ai nuk kishte humbur ndjenjat gjatë aksidentit dhe se ishte në gjendje të stabilizuar. Në momentin e aksidentit, në personelin që e shoqëronte zotin Kerry kishte edhe një mjek dhe disa ndihmës mjekë.

Zoti Kerry ndodhej në Zvicër për bisedime me Ministrin e Jashtëm të Iranit Mohammad Javad Zarif që synojnë arritjen e një marrëveshjeje bërthamore deri më 30 qershor. /VOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button