Indi, 2 200 të vdekur nga temperaturat e larta

Rritet në 2 200 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta në jug të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Meteorologjike “KY Reddy”, ka konfirmuar se temperaturat nga 50 gradë kanë shënuar rënie në 45 gradë dhe se në rajonin Telangana dhe Andhra Pradesh vazhdojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme. “KY Reddy”, ka pretenduar gjithashtu se pritet që temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë efektive edhe 1 ditë.

Autoritetet kanë theksuar se brenda kësaj jave shirat muson do të jenë efektivë në jug dhe më pas në veri të vendit.

Në mesin e të vdekurve më së shumti ka punëtorë të ndërtimit, të moshuar dhe të pastrehë.
Për shkak të temperaturave të larta që janë efektive në dy rajonet e vendit janë pezulluar edhe lejet e mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Për shkak të temperaturave të larta të cilat janë efektive mes muajve mars dhe qershor në Indi shumë persona humbin jetën. Numri i vdekjeve shënon rritje në muajin maj i cili është muaji më i thatë dhe më i nxehtë. Temperaturat e larta ulen në fund të qershorit pas fillimit të shirave muson.

Lajme të ngjashme

Back to top button