Maqedonia ka 700 mijë konsumues të duhanit

Sot është dita ndërkombëtare kundër pirjes së duhanit. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë 1.1 miliardë njerëz konsumojnë duhan, prej tyre 200 milion duhanpirës janë të gjinisë femërore. Gjashtë milion  njerëz në vit humbin jetën nga pirja e duhanit.

Me rastin e  kësaj dite ftohen vendet që të punojnë së bashku që të ndalohet tregtia pa leje me prodhimet e duhanit. Tregtia jo legale është problem global në aspekt të shëndetësisë, legjislatives, ekonomisë dhe udhëheqjes politike dhe korrupsionit.

Në Maqedoni ka rreth 700.000 pirës të duhanit, të cilët harxhojnë 11 tonë cigare ose 5.5 kg duhan për kokë banori. Statistika tregon se një cigare e pirë ia shkurton jetën njeriut për 12 minuta.
Kjo ditë ka filluar të shënohen që nga 31 maj 1987. /Shenja

Lajme të ngjashme

Back to top button