Nxënësit protestuan para MASH-it

Plenumi i Mësimdhënësve dhe ai i Nxënësve të shkollave të mesme protestuan para Ministrisë së Arsimit, në shenjë revolte kundër reformave në arsimin e mesëm. Ata theksuan se nuk janë kundër testimit ekstern, por kundër këtij modeli të testimit i cili nuk ka dhënë asnjë indikacion në kualitetin e arsimit.

“Të gjithë zyrtarët e testimit në procesin arsimor, e kanë mbushur kupën dhe për këtë arsye ka ardhur deri tek revolti i cili është më se i nevojshëm. E kemi patjetër ta kthejmë institucionin në duart e popullit dhe të gjitha institucionet tjera jo vetëm këtë të arsimit. Ata duan që të luajnë me ne, të na bëjnë nxënës të cilëve do të na rrethojnë në bazë të përgjigjeve tona, ndërsa ne duam të jemi qytetarë kritik të cilët do të zgjedhim reforma më adekuate se këto aktuale”, u shpreh një përfaqësuese e Plenumit të mësimdhënësve.

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme kërkoi që testimi ekstern të ndërpritet, duke paralajmëruar rikthim të protestave dhe bojkotit nga 1 shtatori.

“Shumë vite kanë luajtur këta njerëz me ne, me ndjenjat tona dhe arsimit tonë, por në fund u zgjuam dhe i treguam se jemi gjallë dhe mund të ndryshojmë diçka, dhe ajo diçka është sistemi arsimor në Maqedoni, ta çojmë drejtë më të mirës. Të jetë më mirë për ne, jo për ata. Vetëm ne mund të ndryshojmë diçka dhe për këtë shkak nga 1 shtatori do të na gjejnë përsëri në rrugë, nëse nuk ndërmarrin diçka”, tha një përfaqësues i Plenumit të Nxënësve./Alsat-M/

Lajme të ngjashme

Back to top button