Gruevski: Idetë konstruktivë do i prezantojmë para Hanit

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk zbulon idetë për dalje nga kriza të cilat i ka përgatitur VMRO-DPMNE dhe të cilat të martën do t’ia prezantojë komisarit Han. Ai nuk deshi të zbuloj asgjë në lidhje me këto ide konstruktive siç i quan vet Gruevski, transmeton Alsat.

“Do t’ia tregojmë Hani”, tha shkurt Nikolla Gruevski, kryeministër.

Me çfarë kanë të bëjnë?

“Do ti tregojmë atij”, u përgjigj shkurt Nikolla Gruevski, kryeministër.

I pyetur nëse zgjedhjet e parakohshme mund të jenë kompromis për dalje nga kriza Gruevski tha se tani për tani nuk planifikon një gjë të tillë.

“Tani për tani një gjë të tillë nuk planifikojmë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski i quajti spekulime dhe ambicie joreale zërat se Nikolla Todorov do të jetë në krye të qeveris kalimtare . Ai edhe njëherë ka ritheksuar se qeverinë mund ta formojë vetëm populli, përmes zgjedhjeve, duke refuzuar çfarëdolloj qeverie të mundshme kalimtare, gjë që është kërkesa kryesore e opozitës.

“Mendoj tani si të përgjigjem. Nëse përgjigjem seriozisht dikush do të mendoj se ka të vërtetë në atë me krijimin e qeveris dhe se ministra dhe kryeministrin do ta zgjedh LSDM-ja etj. Nëse përgjigjem vetëm me buzëqeshje mund të keqkuptohem prandaj do të them se LSDM-ja duhet të mësojë se ministra dhe kryeministër do të mund të zgjedhin atëherë kur do t’i fitojnë zgjedhjet, kur ta fitojnë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Deri atëherë nuk do të kenë mundësi të zgjedhin as ministër e as kryeministër, pasi nuk e kanë besimin e nevojshëm nga shumica e qytetarëve , kjo është çështja kryesore në një demokraci”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

Lajme të ngjashme

Back to top button