Barcelona në 10 vitet e fundit më e mirë se Reali

Barcelona me Messin është skuadra më e suksesshme në botë në 10 vitet e fundit, duke fituar hic më pak se 23 tituj.

Madje dallimi me Real Madridin në dekadën e fundit është shumë i madh, pasi kampionët aktual të Evropës kanë fituar vetëm 10 tituj, apo 13 më pak se sa Barcelona.

Gjatë kësaj periudhe Barcelona ka fituar 7 tituj të La Ligës, 3 Copa del Rey, 3 Liga të Kampionëve, 6 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa të Evropës dhe 2 Kupa të Botës për Klube.

Për më shumë Barcelona ka mundësi që deri në fund të këtij edicioni të fitoj edhe një trofe, pasi të shtunën e ardhshme do të luaj në finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit në Berlin.

Ndërsa në anën tjetër 10 titujt e Realit janë: 3 tituj të La Ligës, 2 Copa del rey, 2 Superkupa të Spanjës, 1 Ligë të Kampionëve, 1 Superkupë të Evropës dhe 1 Kupë të Botës për klube.

Lajme të ngjashme

Back to top button