Osmani nuk do ta njeh Isa Mustafën si kryetar legjitim të LDK-së

Vjosa Osmani e cila nuk arriti të kandidohet për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se zgjedhjen e Isa Mustafës me aklamacion nuk do ta njeh si kryetar legjitim të partisë.

Ajo thotë se ka pritur që me votim të fshehtë të zgjidhen kandidatët por kjo nuk ndodhi.
Shkuarja në votim e vetëm një kandidati sipas Vjosës është një vendim dhe veprim anti – statutor.
“Kam pritë që me votim të fshehtë të zgjedhën kandidatet. Nuk më lejuan të jem kandidate. Kemi tentim anti- statutor që të shkohet me vetëm një kandidat, tentimi ishte që të eliminohet çdo kandidat tjetër dhe të shkohet vetëm me Isa Mustafen. Nuk e konsideroj kryetar legjitim të LDK-së”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button