Ekspertët: Maqedonasit duhet të mësojnë gjuhën shqipe

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev në një intervistë për Radiotelevizionit e Kosovës deklaroi se maqedonasit duhet të mësojnë gjuhën shqipe dhe gjithashtu edhe gjuhët tjera të banorëve që jetojnë në Maqedoni, duke filluar në fillimi i shkollës fillore.

Lidhur me këtë deklaratë, Mirjana Maleska, ekspert e marrëdhënieve multietnike mendon se për t`u rritur lojaliteti i shqiptarëve dhe të tjerëve duhet që ta mësojmë gjuhën dhe kulturën e tyre.

“Zaevi propozoi një tretman të barabartë të gjuhës shqipe dhe maqedonase, që është me të vërtet një risi në politikën maqedonase dhe ende nuk është aq e popullarizuar. Mësimi i gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës qysh në moshë të hershme është çështje e cila duhet diskutuar dhe të krijohen parakushte arsimore dh teknike. Ajo gjë nuk d.m.th se duhet ndryshuar planet arsimore. Duhet që të rritet lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit dhe shoqërisë përmes integrimit më të thellë. Për integrimin e etnitetit në bazë të principeve liberale dhe demokratike është e nevojshme që të kihet një gjuhë e përbashkët e mirëkuptimit ose gjuhë të përbashkëta të mirëkuptimit. Ajo gjë do të jetë ose gjuha angleze të cilën ashtu  po e mësojnë, ose gjuha maqedonase ose ajo shqipe. Për të gjitha këto çështje në të ardhmen do të hapet një debat i zgjeruar, por i rëndësishëm dhe me një ton pozitiv”, tha Maleska.

Simona Gruevska-Maxhovska, eksperte e gjuhës maqedonase mendon se nuk bëhemi më pak maqedonas ose shqiptar nëse ia mësojmë gjuhën njëri-tjetrit.

“Nuk jemi më pak maqedonas ose shqiptar, nëse e dimë gjuhën e tjetrit. Esencialisht është me rëndësi që të fillohet mësimi i gjuhës maqedonase më së voni në klasën e parë, pasi që tash gjuha angleze po mësohet qysh në klasën e parë, ndërsa gjuha maqedonase prej klasës së tretë ose të katërt. Kjo gjë duhet urgjentisht të ndryshohet. Gjuha shqipe dhe të tjerat që fliten në Maqedoni, duhet që t mësohen me atë që duhet menduar se prej cilës moshë do të duhej mësuar dhe deri në cilin nivel. Gjuhët duhet vendosur qysh në parashkollore dhe për këtë qëllim të përgatiten rregullore dy gjuhësore dhe literaturë tjetër. Vendosja e gjuhës shqipe, turke, vllahe, serbe dhe rome në sistemin arsimor është një hap i mirë. Gjuha maqedonase si gjuhë e shumicës, duhet që të jetë koheziv, faktor lidhës për të gjitha etnitetet”, tha Maxhovska.

Osman Kadriu, profesor universitar, e ndan qëndrimin e Zaevit se ‘mësimi i gjuhës shqipe për maqedonasit duhet që të përfaqësoj një normë imperative, obligim’.

“Ai mësim duhet që të përfaqësoj një ide, sugjerim edhe për maqedonasit që jetojnë në mjediset me shumicë shqiptarësh, që ta dinë gjuhën shqipe me qëllim që të mund të komunikojnë me bashkëqytetarët shqiptar në gjuhën e tyre, që është e rendit ashtu të jetë. Për shqiptarët, mësimi i gjuhës maqedonase në një moshë të caktuar për fëmijët, përfaqëson një normë imperative, për të qenë të dobishëm në shoqëri. Për t`u kualifikuar për punë, për shembull në administratën shtetërore, mësimi i gjuhës maqedonase për shqiptarët është kusht pa të cilin nuk mundet”, tha ndërmjet tjerash Kadriu. DË

Lajme të ngjashme

Back to top button