Liria për pak nuk i bëri ballë Sigal Prishtinës

Baketbollistët e Lirisë edhe në ndeshjen e dytë të turneut ndërkombëtar të basketbollit “TEB tournament”, që po mbahet në kryeqytetin e Kosovës.

Por edhe përkundër disfatës me 9 pikë diferencë, basketbollistët e Lirisë po tregojnë se nga ndeshja në ndeshje po marrin formë dhe kjo dëshmon se ekipit i duhet përgatitje dhe se këto ndeshje janë shumë të mirëseardhura për të përmirësuar gradualisht lojën.

(Toni Simiq duke shënuar para bllokadës së Blerim Mazrekut)

Rezultati përfundimtarë i duelit Sigal Prishtina – Liria ishte 83:74, ndërsa në disa momente gabimet e gjyqtarëve ndikuan që Prishtina të krijojë diferencë. Liria në disa raste barazoi rezultatin dhe kishte edhe epërsinë.  Edhe në lëtë ndeshje basketbollistët e rinj që janë dhe përforcime të sezonit te Liria, kanë treguar progres në lojë. 

Ndërkaq, në takimin tjetër të ditës së dytë, Aliaga Petkim e mposhti Trabzonsporin, me shifrat 70:64. Sot, në ditën e fundit të këtij turneu, në orën 17:45 takohen Liria – Aliaga dhe në orën 20:00 në takimin kryesor përballen, Sigal Prishtina dhe Trabzonspor. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button