Nuk ndalet katastrofa në Indi, më shumë se 2200 të vdekur

Më shumë se 2200 persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit në Indi. Siç raportojnë burimet zyrtare deri në mbrëmjen e djeshme më shumë se 2200 persona kanë vdekur nga i nxehti.

Temperatura mesatare në Indi është 45 gradë, një temperaturë e papërballueshme për shtresat e varfra. Kjo është katastrofa e dytë më e madhe në Indi që shkaktohet nga i nxehti.

Autoritetet thonë se këto temperatura do të vijojnë të paktën edhe për një javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button