Gjergji: Në LDK zgjedhjet si në Korenë e Veriut

Rexhep Gjergji, njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe delegat i kësaj partie i ka quajtur zgjedhjet e sotme të LDK-së, si ato të Koresë së Veriut.
I acaruar me atë se çfarë ndodhi brenda Kuvendit të VIII-të të LDK-së, Gjergji kërkoi nga mediat që të bëhet një hulumtim rreth kësaj çështje.

Ai kundërshtoi zgjedhjen e Mustafës me aklamacion dhe mohimin e kandidaturës së Vjosa Osmanit.

Ai tregoi që brenda sallës ishin vetëm dy vota kundër Isa Mustafës, ndërsa tha se Mustafa dhe garda e tij do ta dërgojnë edhe më poshtë Lidhjen Demokratike të Kosovës. /KP

Lajme të ngjashme

Back to top button