Ndërpritet X-Factor Albania

Spektakli më i madh i talenteve në trojet shqiptare X-Factor Albania të hënën përfundon edhe edicionin e katërt.

Beteja e fundit për të dalë kampion është mes Edeas dhe Gentit, përkatësisht mes kategorisë që drejton Miriam Cani dhe Bleona Qereti, raporton ‘Prive.al’.

E ata që kanë ëndërruar që në sezonin e ardhshëm të konkurojnë në këtë program talentesh, duhet të presin ende.

X-Factor Albania 5 nuk do të jetë vitin që vjen për arsye se ky produksion ka blerë një patentë tjetër ndërkombëtare dhe do të fokusohen më shumë aty.

X-Factor do rikthehet në ekran sërish pas një kohe. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button