Shqipëria shtyn tenderin për naftë në Jon

Pas Greqisë, edhe Shqipëria bën një hap pas, duke shtyrë tenderin për kërkim nafte në zonën e njohur si Joni 5. Kjo zonë është në qendër të debatit kohët e fundit, pasi Shqipëria dhe Greqia kanë të njëjtat pretendime.

Tenderi është shtyrë për në datë 15 qershor, njofton gazetaShqip.

Një zyrtar i Agjencisë së Burimeve Natyrore ka thënë se ka një interes të madh nga kompani të huaja për të kërkuar për naftë në këtë zonë.

Greqia pretendon se qendron akoma në fuqi marrëveshja për ndarjen e detit, e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, kurse Shqipëria kërkon rinegocim.

Ndërkohë në një koment të saj, gazeta e njohur greke “Kathimerini” shkruan se, kryeministri shqiptar Edi Rama po përdor këtë retorikë nacionaliste tani në prag fushate. “Sidomos kur kjo retorikë lidhet me Greqinë, është më efektive”, shkruangazeta.

Megjithatë gazetari thekson se një situatë e tillë nuk mund të vazhdojë.

“Duhet të gjejmë më në fund një rrugë të përbashkët dhe të lëmë mënjanë atë që na ndan”, shkruan gazeta, duke theksuar se edhe kryeministri serb i la mënjanë ndasitë dhe vizitoi Tiranën.

“Është e domosdoshme të lëmë mënjanë përleshjet dhe të shohim se si të ecim përpara si fqinjë të mirë. Rruga për rikthimin e grekëve në Ballkan kalon përmes rifillimit të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe rruga e shqiptarëve drejt BE kalonpërmes Greqisë. Liderët duhet të guxojnë”, shkruan gazeta.

Lajme të ngjashme

Back to top button