Kualifikohet Shkëndija dhe Drita

Janë luajtur dhe ndeshjet kthyese të 1/8 të Kupës së Maqedonisë, ndërsa për befasi elimohen disa ekipe favorite.

Skuadra shqiptare Shkëndija, pas fitores sëfundit në kuadër të xhiros së 8-të të Ligës së Parë, ka mundur edhe në ndeshjen e kthimit Makedonija Gj.P me rezultatin identik 2:0 (4:0).

Drita ka mundur Sileksin me 1:0, por jo më shumë se sa kishte pësuar disfatë në ndeshjen e parë në Kratovë dhe për këtë u desht të ketë fitues pas penaltive, e ku me 8:7 ka fituar Drita.

Edhe Renova nuk ka mundur të kalojë në turin e radhës, pasi pas rezultatit 2:2 me fituesin e Kupës nga viti i kaluar,Teteksi, dy skuadrat me anë të penaltive vendosin fituesit, e ku me 5:4 mundi Renovën Gostivari ka mundur Napredokun e Kërçovës, por jo edhe për të kaluar në turin e ardhshëm.

Ja dhe rezultatet në të gjitha duelet: Vardari – Metalurgu 2:1 (0:1) Bregallnica – Horizont Turnova 1:0 (0:1), 3:0 në penalti Novaci – Rabotniçki 1:2 (0:4) Makedonija Gj.P. – Shkëndija 0:2 (0:2) Napredoku – Gostivari 1:2 (3:0) Drita – Sileksi 1:0 (0:1) penalti 8:7 Miravci – Pelisteri 2:0 (0:2) 2:3 penalti Renova – Teteksi 2:2 (2:2) penalti 4:5

Lajme të ngjashme

Back to top button