LSDM sot publikon ‘bombën’ e 36-të

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka njoftuar se sot në orën 19:00 do të publikohet ‘bomba’ e radhës. Përgjimet e publikuara do të shoqërohet sot edhe me muzikë dhe me disa aktivitete tjera.

Kjo do të lansohet në kampin e lirisë para Qeverisë së Maqedonisë, ku kjo ‘bombë’ identifikohet me hashtagun #TikTakTikTak. Përveç aktiviteteve të zakonshme të kampit para qeverisë do të ketë edhe aktivitete të tjera.

Qysh në orën 08:00 të mëngjesit do të hapet kampi dhe do të zhvillohen aktivitetet e përditshme deri në orën 16:00. Nga kjo orë, do të fillojë ‘Tregu Humanitarë”, dhe deri në orën 21:00 do të zhvillohet diskutimi “Televizioni i Maqedonisë – Shërbim publik për qytetarët apo bord buletini i qeverisë”.

E në këtë mes për dy orë rresht do të ketë edhe muzikë dhe argëtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button