Barcelona merr titullin edhe të Copa Del Rey

Leo Messi edhe një herë tjetër është lojtari kryesor i Barcelonës, vendimtari edhe i një tjetër triumfi të skuadrës katalunase.

Ai ka qenë vendimtar meny golat e tij në fitoren 3:1 të Barcelonës në finale të Copa del Reyt kundër Athletic Bilbaos.

Messi shënoi dy gola 16’ dhe 74’, Neymar 36’të, ndërsa Williams e shënoi golin e vetëm për Bilbaon në minutën e 79’.

Ky ishte titulli i 27 i Copa del Reyt dhe rekord i kësaj gare.

Kujtojmë se ky ishte titulli i dytë pas atij të La Ligës, ndërsa Barcelona ka mundësi që ta fitoj tripletën, nëse javën e ardhshme mposht Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve në Berlin.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button