fbpx

Wolfsburg fiton Kupën e Gjermanis

Wolfsburg e ka treguar formën e saj të mirë edhe në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit, skuadër të cilën e mposhti 3:1.

Dormund e nisi shumë më mirë takimin, pasi shënoi që në minutën e 5’të me anë të Aubameyang, por Wolfsburg shumë shpejt u rikthye në lojë.

Në pjesën e parë Wolfsburg për 16 minuta arriti ët shënonte tre herë, me golat e Gustavo 22’, De Bruyne 33’ dhe Dost 38’.

Pavarësisht disa rasteve në pjesën e dytë, të dy skuadrat nuk arritën të shënojnë më asnjë gol.

Kjo ishte hera e parë që Wolfsburg fiton Kupën e Gjermanisë.

 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button