Shpallen lëndët testuese për nxënësit

Janë publikuar lëndët e testimit ekstern për nxënësit që do të testohen më datë 2 qershor. Testimi do të realizohet nga data 2 deri më 10 qershor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, gjithsej do të testohen 182 mijë nxënës nga cikli fillor dhe i mesëm si dhe rreth 18 mijë mësimdhënës. Së bashku me orarin e testimit, në veb faqe janë edhe pyetjet e testimit ekstern, gjithsej 445.700 pyetje në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe.

Pavarësisht orareve të publikuara nga ana e Ministrisë së Arsimit, plenumi i mësimdhënësve për nesër ka paralajmëruar protestë me kërkesë për revidimin e këtij testimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button