“Nokia World 2013” do të mbahet në Abu Dabi

Edhe pse një pjesë e madhe do t’i shitet “Microsoft”-it, përsëri “Nokia” po mban ngjarjen e saj vjetore “Nokia World”. 

Edicioni “Nokia World 2013” do të mbahet në një vend ekzotik, në qytetin modern të Lindjes së Mesme, Abu Dabi.

Njoftimi është bërë nga vetë kompania “Nokia”, por nuk jepet ndonjë informacion tjetër përveç vendit ku do mbahet dhe datës, e cila është me 22 tetor.

Por si çdo vit “Nokia World” do të jetë vendi ku kompania do të prezantojë produkte më të reja, siç është telefoni inteligjent “Lumia 1520” 6-inç ose “Lumia 2520”.

Ky edicion vjen në një kohë shumë interesante për “Nokia”-n pasi ajo është duke lëvizur larg nga biznesi celular.

Për “Nokia”-n ky manifestim do të jetë ngjarja e fundit për të, pasi kompanisë i duhet të mbyll marrëveshjen me “Microsoft”-in në tremujorin e parë të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button