Arsenali vazhdon sundimin në FA Cup

Skuadra e Arsenalit e ka përmbyllur në mënyrën më të mirë edicionin, pasi ka arritur të mbroj titullin e FA Cup duke mposhtur Aston Villën me rezultat 4:0.

Arsenal ka qenë e papërmbajtshme nga fillimi e deri në fund, duke treguar kështu superioritetin e saj.

Golat për Arsenalin i shënuan Walcott (40′), Sanchez (50′), Mertesacker (62′) dhe Giroud (90+3).

Kjo është hera e dytë radhazi që Arsenali fiton FA Cup, ndërsa në total këtë trofe e ka fituar 12 herë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button