Gruevski nuk mendon për dorëheqje, vazhdon me premtime

Kryeministri Nikolla Gruevski si duket nuk është duke menduar fare që të dorëhiqet, përkundrazi ai vazhdon të japë premtime.  Ai tani premtoi se që nga qershori për 10 për qind do të rritet vlera e ndihmës sociale, ndërsa për 25 për qind kompensimi në para për prindërit e fëmijëve me pengesa në zhvillim nga familje materialisht jo të siguruara, si dhe për familjet që kujdesen për fëmijët pa prindër.

“Në program kemi pasur  rritje të ndihmës sociale në para për 5 për qind, por para tre muajve kemi marrë vendim që të rritet ndihma sociale në para për 10 për qind nga qershori i këtij viti,  ndërsa shfrytëzuesit t’i marrin mjetet në korrik. Për 25 për qind do të rritet kompensimi për familjet që kujdesen për fëmijët pa prindër dhe për prindërit e fëmijëve të cilët kanë pengesa në zhvillim. Rritja e tyre gjithashtu do të fillojë nga qershori, ndërsa do të paguhet  në fillim të korrikut”, tha kryeministri Gruevski në përgjigjen e pyetjes pas vendosjes së gurthemelit së ZZHIT “Dellçevë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button