Në Teksas është votuar mbajtja e hapur e armëve

Deputetët e Dhomës përfaqësuese dhe Senatit në Teksas votuan propozim-ligj për mbajtje të armëve haptas në rrugë në shtetin e dytë sipas madhësisë federale amerikan.

Propozim-ligji do të dërgohet për nënshkrim te guvernatori Greg Abot. Pritet Abot, i cili është republikan ta nënshkruajë këtë ligj dhe me këtë ta heqë ndalesën për mbajtje të hapur të armëve e cila në Teksas është në fuqi pas Luftës civile.

Pronarët e armëve edhe më tutje do të duhet të kenë leje për mbajtje të armëve që mund të mbahet në rrip dhe ajo më nuk duhet të fshihet nën veshje.

Në 20 vitete e fundit në Teksas ishte lejuar mbajtja e fshehtë e armëve. Në këtë vend shtet rreth 850.000 njerëz kanë leje për mbajtje të fshehtë të armëve, ndërsa kjo shifër vitet e fundit është rritur.

Lajme të ngjashme

Back to top button