Kriminelë serb janë arrestuar me 1,15 ton kokainë

Një grup kriminal nga Serbia ka tentuar të kontrabandojnë 1,15 ton kokainë mes Karaibeve dhe Evropës, por në afërsi të Ishujve Azore droga është konfiskuar, kumtuan autoritetet franceze.

Konfiskimi është kryer në afërsi të ishullit Fajal me ç’rast janë arrestuar katër shtetas të Serbisë, kumtuan autoritetet portugeze.

Policia portugeze e ka konfiskuar kokainën në një anije me vela natën mes 27 dhe 28 majit dhe ajo ka qenë rezultat i hetimit të përbashkët të Francës dhe Britanisë së Madhe. Vlera e drogës së konfiskuar është rreth 70 milionë euro.

“Ky është konfiskimi më i madh i kokainës deri tani në rajonin e Ishujve të Azovit”, citojnë autoritetet portugeze. Në aksion është arrestuar edhe një gjerman i cili ka qenë pjesë e grupit anëtarët e të cilit kanë qenë të moshës prej 29 deri në 54 vjeç.

Lajme të ngjashme

Back to top button