U mbyllën tri bastore sportive në Tetovë

Tri bastore sportive në Tetovë që kanë punuar pa licencat e nevojshme u mbyllën pas aksionit të djeshëm të përbashkët të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë dhe Drejtorisë për të hyra publike.

Nga objektet janë konfiskuar 17 televizor, tetë kompjuter, nëntë monitor, shtatë printera dhe 95.570 den.
Malli i konfiskuar është dërguar në Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa kundër pronarëve të bastoreve do të vijojnë padi adekuate penale në pajtueshmëri me Ligjin për rregullimin e lojërave të fatit.
Në fund të muajit të kaluar, një aksion i këtillë është realizuar në pesë bastore në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button