Hoda: Shqiptarët të forcojnë pozicionin politik në Maqedoni, dhe më pas me platformë te Zaevi

Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës Besim Hoda ka deklaruar për Portalb se nuk e përjashton mundësinë për formimin e një partie politike nëse nuk unifikohet faktori politik shqiptarë në Maqedoni.

Sipas Hodas angazhimi i tyre për momentin është unifikimi, bashkimi  dhe forcimi i pozicionit politik shqiptarë , nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk përjashtohet mundësia për formimin edhe të një partie politike.

“Angazhimi jonë për momentin është në drejtim të unifikimit dhe forcimit të pozicionit politik shqiptarë në Maqedoni. të devalvuar nga përfaqësuesit e deritanishëm politik. Në këtë vijë, për momentin qëllimi jonë është që të forcojmë pozicionin politik shqiptarë duke krijuar një unitet duke bashkërenduar me faktorët politik në Kosovë dhe Shqipëri, që shqiptarët mos të ndihen si jetim. Nëse pushteti ka arit ti bëj për veti partitë politike shqiptare nuk do të thotë që do ti bëjë për vete gjithë shqiptarët. Ne për momentin po bëjmë përpjekje për bashkimin e faktorit politik në vend, nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk përjashtohet mundësia për formimin edhe të një partie politike”, deklaroi Hoda pwr Portalb.

Sipas Hodas, nëse arrijmë të kemi një opozitë të unifikuar shqiptarë atëherë me një platformë të përbashkët, kërkesat do ti dorëzohen Liderit të Opozitës Zoran Zaev që më pas gjithë së bashku të dalin në protesta kundër qeverisë.

“Duhet të kemi një opozitë të unifikuar shqiptarë që do ti ofrojnë një platformë liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, e cila nëse pranohet, atëherë në mënyrë të përbashkët do të dalim gjithë së bashku në protesta anti-pushtetare, dhe anti diktatoriale. Ky është synimi jonë, unifikimi dhe qëndrimi i shqiptarëve, dalja në publik me një platformë konkrete të re, për një marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase, për ardhmëri më të sigurt të këtij shtetit, marrëveshje e cila do të pranohet paraprakisht nga Zaevi, si kurth për bashkëveprim”, deklaroi Hoda./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button