Cili është sekreti i dobësimit të familjes Meta? Edhe Bora si prindërit e saj

Rënia e madhe në peshë e kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, ishte një nga lajmet që tërhoqi jo pak vëmendje këtë verë, shkruan Panorama.

Të mësuar për ta parë gjithnjë mbi 100 kg, forma që ai arriti këtë sezon veror ishte befasuese. Dieta dhe sporti e bënë zotin Meta të gjente linjat e rinisë së hershme, ndërkohë që nuk ka mbetur pas e shoqja, Monika Kryemadhi, e cila po bie në sy çdo herë në Parlament, për veshjen me shije, por edhe për linjat e mira.

Por në fakt, nuk paskan qenë të vetmit në familje që këto kohë kanë luftuar me kilogramët e tepërt. Vajza e madhe e çiftit, Bora, na ka befasuar teksa u fotografua dy ditë më parë në një event ku shoqëronte të atin. Një rënie në peshë, që e ka bërë të ngjajë shumë mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button