Humbja absurde e njeriut në botën e pakuptimtë është shfaqur në rrafshin e të folurit

Kjo bote është e rrejshme, ndërsa jetën në të cilën e jetojmë I ngjan një ferrit të vërtetë ku dukshëm po don që secili prej nesh të cilët kemi ardhur në këtë rreth don të na gelltit ashtu si tigri I cili ka mbetur vetëm në një kopsht dhe mezi pret,ëndërron të kalon ndonjë drenush e njomë, e pafajshme që shikon me sytë e bukur të saj e lutë atë për mëshirë, mirëpo ai si pa shpirt ia këput qafën asaj, duke ia këputur bashk me to dhe shpresat edhe për një ditë më tepër jetë. Ç’po ndodh me ne? Kemi ardhur mu në atë pozitë ku nuk mund të kemi jetën tonë private, një  profesion të cilin e ëndërrojmë dhe e kemi dëshirë të zjarrtë që në fëmijëri, përse? Shkaku I frikës që po na ndjek në secilin hap të cilin e bëjmë në jetë me një  frikë  e normë se mos po rëzohemi e lëndohemi deri në një stadium e cili rezikon shëndetin tonë. Pse ne,si qenie më e përsosur, më  e persosur, më e dalluar dhe më e dashur se krijesat tjera që ka krijuar I Gjithëfuqishmi.
Nuk shfaqim iniciative për jetë më të mirë nëpërmjet zërit tone, fjalëve të cilat na bien në mend në çdo moment të jetës, mirëpo frika është ajo që ndalon shumë sende. Njeriu sa jeton aq më shumë përjeton gjëra të mira, të këqija, por siq po kalon koha e keqja po dominon! Absurde janë shumë gjëra që na ndodhin, si p.sh luftat massive që po I shohim çdo ditë nëpër media, por si duket për dikë ato shfaqin kënaqësi duke përmirësuar po atë gjendje të xhepit të tyre personal. Humbja është një gjë që pranohet mirepo padrejtësi është ajo që na iraton dhe më shumë ta ngrejmë zërin tonë për paqe dhe jetë më të rehatshme. Vetëm në të folurit, të shprehurit e mendimit dhe vendosja e vendimeve këmbëngulëse positive të sinqerta ndoshta këtë humbje absurd mund ta shëndroj në një fitore të merituar, të drejtë dhe kjo botë e PAKUPTIMTË në plotkuptimin e fjalës, do ta ndryshon të paktën ngjyrën e saj të zezë. Ndërsa të folurit pakuptim, palogjikë, pa patur lidhje në rastin, edhe ato të cilet nuk e matin fjalen para se ta nxjerin prej goje duke mos menduar se cdo gjë mund të shkatërojë dhe lëndojë duke bërë plagë të  thellë ajo është ajo e cila na ka shpirë gjerë në këtë gjendje absurd të botës së zezë që e ëndërrojmë në shumë ngjyra..!
Autor – Busejra Yıldız

Lajme të ngjashme

Back to top button