Isa Mustafa tregon se pse u shtye seanca për Gjykatën Speciale

Ndërhyrja e Bashkimit Europian me përfaqësuesën e lartë, Frederica Mogerini, ka shtyer votimin e Gjykatës Speciale për Kosovë, sipas kryeministrit të vendit, Isa Mustafa.

“Sot kam biseduar në telefon me Frederica Mogerinin, ajo nuk ka pasë kërkesë të veçantë por drejtësia nuk mund të shkoj me çdo kusht sepse duhet të respektohen edhe ligjet vendore edhe rregullat ndërkombëtare, që unë mendoj se ekziston gatishmëria e dyanshme.”, tha Mustafa.

Ai më pas tha se ka pasur një vonesë në ardhjen e dokumenteve nga BE-ja por ato kanë ardhur të enjten në mbrëmje dhe se ato duhet përkthyer edhe në shqip edhe në serbisht. Për ato ligje e dokumente duhet të diskutohet me thellë se sa që janë aty për të respektuar procedurat kuvendore dhe se dokumentet duhet t’i kenë në dorë edhe deputetët e kuvendit.

Në fund ai tha se disa ligje kanë qenë të përkthyera një version por nuk kanë qenë me disa ndërhyrje teknike dhe materialet e momentit të fundit.

Mungesa e votave nuk qëndron si arsye nga Isa Mustafa./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button