Finalja e Top Fest, 400 robotë do të ndriçojnë skenën

Finalja e Top Fest, 400 robotë do të ndriçojnë skenën Mbrëmjen e 31 majit do të zhvillohet finalja e edicionit të 12-të e Top Fest. Janë 12 artistë në garë për 12 çmime të kategorive të ndryshme, plus atë për “Best video artist”.

Janë këngët më të fundit të muzikës shqiptare moderne, të cilat do të përformohen në skenën e Pallatit të Kongreseve, edhe nëpërmjet teknologjisë më të fundit.

Do jenë 400 robotë që do të ndriçojnë skenën ku do të përformojnë artistët. E për të mbetur tek teknologjia, Top Fest këtë vit ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Këngët e këtij edicioni kanë arritur të kenë në Youtube deri mbi pesë milionë klikime. Disa prej gjysmëfinalistëve u zgjodhën pikërisht prej numrit të madh të klikimeve të publikut në internet.

Për çmimin “Most social artist”, votimi është ende i hapur. Per t’u fituar ky çmim, përpos votës në faqen web te Top Fest, do të mblidhen edhe klikimet në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button