Tre vajza nga Shkupi kidnapojnë dhe rrahin një të mitur

Policia ka arrestuar B.Gj 28 vjeçare D.Gj 19 dhe K.P 33 vjeçare të dyshuara për maltretimin , kidnapimin dhe rrahjen e një vajze 16 vjeçare nga Shkupi.

Vajza edhe është kërcënuar se do të vritet nëse nuk pranon se ka qenë në lidhje me të dashurit e tyre.

Hetuesit kanë zbuluar se më 28 tetor rreth orës 19, 16 vjeçarja nga Shkupi është kidnapuar në një rrugë të lagjes së Aerodromit. 

Tre vajzat nga Shkupi i kanë rënë në kokë me hekur 16 vjeçares dhe e kanë mbajtur të kidnapuar rreth 4 orë.

Më pas vajza është dërguar në një parcelë në Çair tek një shok i 3 shkupjaneve ku kanë vazhduar ta rrahin. 

Drama ka vazhduar në banesën e njërit nga të dashurit e tre vajzave, ku ky i fundit ka arritur ta shpëtoj nga duart e tyre dhe e ka dërguar në spital, ndërsa më pas për rastin është njoftuar edhe policia.

Lajme të ngjashme

Back to top button