Ja sa miliardë euro në vit i kushton Francës prostitucioni

Rreth 37.000 prostituta në Francë i kushtojnë vendit 1.6 miliardë euro në vit. Një studim i ri i financuar nga Komisioni Europian zbuloi se kjo shifër mund të ngjitet në 3.2 miliardë euro, bazuar në hapat me të cilat po zhvillohet industria e seksit.

Raporti i quajtur “Prostcost” u publikua të enjten nga “Mouvement du Nid”, një organizatë që synon të ndihmojë punëtoret e seksit, si dhe u ndihmua nga “Psytel”, një kompani e cila ofron statistika të shëndetit publik, transmeton Indeksonline.

Autorët e raportit llogaritën se, numri i prostitutave në Francë shkonte në rreth 37,000.

Raporti zbuloi se, shumica e punëtoreve të seksit, 62 për qind, operojnë online, ndërsa 30 për qind punojnë në rrugë, ndërkohë 8 për qind gjejnë klientë në klube dhe qendra masazhi.

Raporti i bazon shifrat mbi të dhënat kombëtare, studimet, sondazhet ekzistuese, ekspertët e analizave dhe intervistat me prostitutat.

Lajme të ngjashme

Back to top button