Pritet largimi i Januzajt

Mesfushori kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj pritet që gjatë kësaj vere të largohet nga Manchester United.

E përditshmja spanjolle El Fuerte, shkruan se Januzaj aktualisht gjendet në Spanjë për t’i kryer testet mjekësore te skuadra Real Sociedad.

Futbollisti nga Istogu mund të huazohet për një sezon te Real Sociedad edhe pse më herët kishte thënë se dëshiron të mbetet në United dhe të luftoj për vendin e tij në skuadrën e parë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button