Ohër SOS: Palma nuk është lloj autokton për Maqedoninë

Shoqata për aktivizëm “Ohër SOS” duke aktualizuar rastin me mbjelljen e palmave në Ohër, përmend se ky lloj nuk është autokton për Maqedoninë.

Nga “Ohër SOS” shtojnë se kanë analizuar studim për efektet e miratimit të llojit jo- autokton të palmës ndaj komunitetit të pakurrizorëve në Kaliforninë Jugore.

“Është bërë krahasim mes shelgut dhe palmës jo- autoktone. Rezultatet kanë treguar se në shportën e palmës jetojnë merimanga dhe lloje tjera të araknideve ndërsa në shportën e shelgut jeton një popullatë më e llojllojshme. Vetëm sa për përkujtim, para disa ditëve disa palma me qime u mbollën në bregdetin e Ohrit dhe në Shkup dhe nëpër qytetet e Strugës dhe Prilepit- deklaruan nga kjo shoqatë.

Prej atje thonë se janë të vetëdijshëm për ekzistimin e problemeve të shumtë që e rrezikojnë qytetin, por në suazat e punës së tyre aktiviste është kujdesi për ambientin.

“Pajtohemi se ka probleme shumë më të mëdha dhe më serioze ndaj ambientit në R. e Maqedonisë. Por, deri në këtë moment, “për opinionin profesionist askush nuk brengoset”, as ndonjëherë dikush i ka pyetur, sepse nuk kemi reaguar për çdo shkatërrim të ambientit jetësorë, pa marrë parasysh a është e vogël apo e madhe. Është turp që nuk bëhen vlerësime të hollësishme për pasojat. Është turp që nuk kërkohet mendim nga profesionistët. Dhe edhe më e turpshme është që nuk ka diskutime me popullatën e cila jeton atje- thonë nga shoqata.

Lajme të ngjashme

Back to top button