Kërcënohet me vdekje prokurori publik në Gostivar

Prokurori publik nga Gostivari dje ka marrë kërcënime me vdekje nga një banor i fshatit Raven të Gostivarit.

Policia ka informuar se dje personi Sh.M., nga fshati Raven i Gostivarit ka hyrë në hapësirat e Prokurorisë themelore publike në Gostivar dhe i është drejtuar prokurorit public me fjalët: “Do të pres te fshati Zdunje dhe do të shkrepi”.

Kërcënuesi Sh.M., para asaj ka hyrë në hapësirën ku punon A.L., i punësuar në prokurorinë dhe atij si dhe të tjerëve u është kërcënuar me jetë. Më pas ka dalë jashtë dhe ka filluar të trokasë në dritaret e Zyrës së prokurorit me çka është larguar në drejtim të panjohur. Ndryshe, gjatë kohës së ngjarjes të pranishëm kanë qenë më shumë nëpunës të punësuar në Prokurorinë themelore publike të Gsotivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button