Njihuni me shqiptarin që ka prekur ëndrrën amerikane, Kristjan Sokolin

Keni dëgjuar për shqiptarë të suksesshëm, sportistë nga më të ndryshmit, por a keni dëgjuar për shqiptar të pranohet në ligën kombëtare të futbollit amerikan? Keni dëgjuar për Kristjan Sokolin?

Shanset për të luajtur në Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL) janë shumë të vogla – përafërsisht 0.08% të nxënësve që kanë luajtur futboll amerikan, pas shkollës të mesme pranohen në NFL, shkruan gazeta e njohur Rolingstone, transmeton Portalb.mk.

Kristjan sokoli

Njëri prej lojtarëve që u pranua në ligën më të madhe të futbollit amerikan është lojtari më i ri i Seattle Seahawks, Kristjan Sokoli, i cili erdh në Amerikë nga Shqipëria për ta plotësuar ëndrrën e tij.

Sokoli është shqiptari i parë që është pranuar në Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan. Dhe prej momentit që Seattle Seahawks e zgjodhën që të luajë për ta, ai shkoi nga pozita e tij si mbrojtësi i Universitetit të Buffalos, dhe u bë sulmues i ekipit profesional, Seattle Seahawks, një pozitë që asnjëherë ai asnjëherë nuk e ka luajtur.

Por pas një udhe aq të gjatë, Sokoli nuk do e lejojë që ta ndalë ky ndrim i pozitës në lojë. Sepse edhe pse historia e tij është bërë e famshme, ai beson që ditët më të bukura ende i ka përpara, dhe tregimi i suksesit të tij sapo ka nisur.

Kristjan Sokoli

Lajme të ngjashme

Back to top button